Breaking News

RUBIKU NJE NDER ZONAT ME PAPUNESINE ME TE LARTE

Deri para viteve 90 qyteza e Rubikut në Mirditë ishte një ndër zonat më të pasura të Shqipërisë, por në ditet e sotme skamja dhe varferia është ulur këmkryq, kjo për faktin se papunesia është në nivele të larta. Banoret e Rubikut thonë se nuk kanë ku të punojnë, pasi industritë janë mbyllur dhe insitucionet janë larguar nga kjo zonë. Si zgjidhje të këtij problemi ata shohin rihapjen e uzines së bakrit e cila do ti jepte zhvillim zones duke gjeneruar të ardhura për shumë familje.

Me shqetësimin e banoreve është bashkuar dhe Kryetari i Konfederates Sindikale Kol Nikolli. Sipas tij qeveria duhet ti ktheje sytë nga Mirdita, pasi rivënie në funksion e industrisë së bakrit do ta do zhvillonte këtë këtë zonë të ciles nuk i mungojne profesionistet në këtë drejtim.

Pamundesia për të siguruar një vend punë ka bërë që kryesisht të rinjtë ta braktisin Mirditen, duke pare si të vëtmen zgjidhje për të mbajtur familjet e tyre emigrimin në vende të ndryshme të botes.

Lexoni dhe kete

BLEGTORIA NE PRAG FALIMENTI

Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po …