Monday , 26 October 2020

RUBIN HEBAJ LË VLLAZNINË DHE FIRMOS ME DOMZHALEN NË SLLOVENI

Sulmuesi 19 vjeçar shkodran Rubin Hebaj zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Vllaznisë. Zhurma rreth tij tashmë është shuar sepse lojtari mësohet të ketë firmosur me skuadrën e tij të re që është Domzhale e Sllovenisë. Marrëveshja e firmosur me ta është trevjeçare dhe në këtë mënyrë për lojtarin e ri të talentuar tashmë hapet një dritare e re në karrierën e tij. Në fakt kishte disa ditë që qarkullonte një lajm i tillë por vetëm sot është mësuar se Hebaj ka hedhur firmë në kontratë pasi ka ndërprere edhe marrëveshjen që ka patur me klubin shkodran dhe nga dita e shtunë do të nisë zyrtarisht stërvitjen me ekipin slloven.

Nga sa bëhet e ditur, Domzhale është ekipi fitues i Kupës së Sllovenisë në sezonin e fundit dhe merr pjesë edhe në Kupat e Europës. Drejtuesit e tij prej disa vitesh i kanë dhënë prioritet lojtarëve të rinj duke i grumbulluar jo vetëm nga Sllovenia por edhe nga vendet përreth dhe në këtë mënyrë i kanë hedhur sytë edhe nga Shqipëria. Rubin Hebaj u është sugjeruar nga ish- futbollisti i Vllaznisë Edi Martini dhe drejtuesit e Domzhales e kanë ndjekur edhe në një ndeshje në Shkodër teksa kanë mbetur të kënaqur dhe për këtë arsye, kanë nxituar të firmosin me të.

Natyrisht që aktivizimi me këtë ekip do të jetë një mundësi e mirë për këtë lojtar për të kaluar pastaj edhe në ekipe të tjera më të forta. Ajo që mbetet është se Vllaznisë i është larguar një futbollist me shumë të ardhme dhe mbase në ditët e ardhshme, Hebajn mund ta ndjekë edhe ndonjë tjetër dhe kjo do të krijonte edhe më shumë probleme për stafin teknik në ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri.

Lexoni dhe kete

HIDHET SHORTI, VLLAZNIA FEMRA PËRBALLË KAMPIONES TURKE

Vllaznia e femrave ka mËsuar emrin e ekipit kundershtar ne turin e pare te Liges …