Tuesday , 18 December 2018

RUBIN HEBAJ PRANË KALIMIT TEK PARTIZANI

Një futbollist shkodran po shkëlqen në të parën aventurë të tij jashtë vendit por një tjetër mund të rikthehet sërish në kampionatin shqiptar. Nëse Sindrit Guri po luan dhe po shënon në Belgjikë me ekipin Ostende, Rubin Hebaj duke mos gjetur shumë hapësira në Slloveni tek Domzhale, mund të kthehet sërish në vendin tonë. Ka qenë skuadra e Partizanit ajo që prej kohësh ka nisur interesimin për të marrë shërbimet e këtij lojtari. Nga sa mësohet, bisedimet me të kanë avancuar dhe javën e ardhshme mund të zyrtarizohet marrëveshja me të.

Tek Domzhale sulmuesi 20 vjeçar nuk ka gjetur hapësirat e duhura dhe kjo ka bërë që ai të kërkojë një mundësi më shumë për aktivizim. Ai mund të vijë në Tiranë në formën e huazimit për një sezon dhe kjo mund të ishte një mundësi e mirë që Hebaj të shfaqte vlerat e tij edhe njëherë. Në fakt edhe në Slloveni gjatë kampionatit të fundit ai pavarësisht se nuk ka luajtur shumë, ka shënuar 4 gola në kampionat dhe 1 në kupë, shifra këto të pëlqyeshme. Megjithatë tashmë është koha për të qenë titullar dhe përderisa tek Domzhale nuk po ia ofrojnë këtë gjë, mund të huazohet tek Partizani. Drejtuesit e kuq kanë nevojë për një lojtar me karakteristika të tilla dhe mund të plotësonte më së miri boshllëkun që kanë aktualisht në repartin e sulmit.

Hebaj me Vllazninë por edhe me ekipet kombëtare që ka qenë, ka shfaqur aftësi shumë të mira shënuese dhe për këtë arsye mund të jetë njeriu- gol për Partizanit. Por gjithsesi duhet pritur derisa kjo lëvizje të zyrtarizohet sepse nuk përjashtohet mundësia që Hebaj të huazohet në ndonjë skuadër tjetër.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL MESHKUJ/ VLLAZNIA MUNDET NGA PARTIZANI

Faza e dytë e kampionatit është mbyllur me një tjetër disfatë për ekipin e basketbollit …