Monday , 16 September 2019

RUBIN HEBAJ SËRISH NË SUPERLIGË, POR JO TEK VLLAZNIA

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj duket se ka mbyllur aventurën e tij njëvjeçare tek Partizani. Pas shpalljes kampion me të kuqtë, këta të fundit duket se nuk kanë dëshirë ta mbajnë sërish 20 vjeçarin sepse për këtë arsye, u duhet të paguajnë shumën e dëmshpërblimit tek sllovenët e Domzhales që e kanë kartonin e tij. Shumë kjo që thuhet se është në vlerën e 50 mijë eurove dhe nisur nga përformanca që Hebaj ka bërë në sezonin që shkoi, drejtuesit e kampionëve të vendit e kanë parë të paarsyeshme që të mos e paguajnë një shumë të tillë. Por nga sa shihet, sulmuesi i talentuar mund të mbetet sërish në Superligën shqiptare, por jo tek Vllaznia. Skuadra për të cilin mësohet se ka shprehur interes për shërbimet e këtij lojtari, është Tirana.

Presidenti Halili është i gatshëm ta paguajë shumën e prishjes së kontratës tek klubi slloven dhe të firmosë me të. Një gjë të tillë Vllaznia nga sa kuptohet, nuk ka mundësi ta bëjë dhe për këtë arsye, Hebaj pavarësisht dëshirës që mund të ketë për të luajtur përsëri në “Loro Boriçi”, e ka të pamundur një gjë të tillë. Opsion tjetër për karrierën e tij është edhe rikthimi tek Domzhale. Edhe vetë lojtari e pëlqen një gjë të tillë, por duhet parë vendimi i drejtuesve të klubit slloven. Ata kanë firmosur me lojtarin nga Shqipëria dy vite më parë dhe shpresonte shumë tek vlerat dhe të dhënat e tij.

Por në sezonin e parë të kontratës, ai luajti shumë pak dhe kjo bëri që në të dytin, të ishin të gatshëm ta huazonin tek Partizani. Tashmë u ka mbetur edhe një vit kontratë dhe prandaj edhe me 50 mijë euro, mund ta lejojnë të largohet. Tirana për këtë arsye, është në pritje dhe të gjitha gjasat janë që Rubin Hebaj të vishet bardheblu në sezonin e ri.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …