Breaking News

RUBIN HEBAJ SHËNON GOLIN E TRETË NË SLLOVENI

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj shënon gol në kampionatin slloven të futbollit. Ai ka kontribuar në fitoren e thellë 6-1 të ekipit të tij Domzhale ndaj Aluminij. Hebaj shënoi në minutën e 81-të, golin e 5-të për ekipin e tij. Sulmuesi shkodran hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 77-të dhe i mjaftuan pak çaste për të gjetur rrjetën. Ai ka ndjekur një aksion të skuadrës së tij dhe topi i ardhur nga e djathta, është shfrytëzuar ashtu si duhet për ta dërguar në rrjetë. Ky ishte goli i tretë për Hebajn në kampionat me fanellën e Domzhales.

Numri i golave mund të mos jetë ai i duhuri por duhet thënë se 19 vjeçari nuk ka patur shumë hapësira në formacion gjatë këtij sezoni të parë me këtë ekip. Kryesisht ka hyrë në fushë gjithnjë si zëvendësues megjithatë e ka justifikuar deri diku besimin e stafit teknik teksa ka shënuar dhe tre gola. Ekipi i Rubin Hebajt renditet në vendin e tretë në kampionatin e Sllovenisë, me 43 pikë, 15 më pak se Olimpija Ljubljana e cila kryeson renditjen. Por nëse në Slloveni janë të kënaqur me paraqitjet e këtij lojtari, mesa duket nuk është e njëjta gjë me trajnerin e kombëtares U-21 të Shqipërisë Alban Bushi. Ai nuk e ka përfshirë në listën e këtij ekipi për dy ndeshjet e rradhës eliminatore që do të zhvillojë ndonëse ka patur disa mungesa të rëndësishme.

Hebaj është një element me shumë të ardhme dhe minimumi që duhej bërë ishte ftesa për në këtë grumbullim. Padyshim që ai edhe më parë ka treguar se di të luajë mirë, madje të shënojë edhe gola për kombëtaret e grupmoshave, pjesë e të cilave ka qenë.

 

https://youtu.be/doZ9kdANuck

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA NË PRITJE TË VENDIMEVE TË ASAMBLESË

Tek Vllaznia të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të reja. Zhvillime këto që pritet …