Thursday , 23 November 2017

RUBIN HEBAJ SHËNON SËRISH NË KAMPIONATIN SLLOVEN

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj ka shenuar edhe golin e tij te dyte në kampionatin slloven te futbollit. Në ndeshjen e luajtur pasditen e se shtunes, Domzhale ka fituar me rezultatin e thelle 6-1 dhe 19 vjeçari ndonese nuk e ka nisur si titullar, ka arritur te lere gjurme duke shenuar serish gol. Pergjithesisht ka qene nje ndeshje e lehte per skuadren e Hebajt megjithate trajneri I saj e ka hedhur ate vetem ne minuten e 80-te. 11 minuta loje gjithsesi i kane mjaftuar ish-futbollistit te Vllaznise per te treguar vlerat e tij.

Nje top i ardhur nga e majta, eshte goditur me koke fillimisht nga nje shok I skuadres se tij por në fund ka qene Hebaj i cili po me koke I ka dhene goditjen perfundimtare topit duke e derguar ate ne rrjete. Ky ishte goli i fundit qe vulosi edhe rezultatin perfundimtar te ndeshjes. Ai nuk ka patur shume vlera per skuadren e Domzhales por per Hebajn po. Ky ishte goli i tij i dyte në kampionatin slloven.

Nje nisje shume e mbare per te ndonese ende nuk e ka fituar vendin e titullarit. Paraqitjet e mira qe po ben sa here qe i jepet rasti dhe per me teper, golat qe po shenon, jane bonuse per te. Natyrisht qe ai shume shpejt do te jete edhe titullar dhe drejtuesit e Domzhales pikerisht per kete arsye, kane insistuar per t’a patur në rradhet e tyre.

Lexoni dhe kete

LIKA: VLLAZNIA NË KRIZË BESIMI. KEMI NEVOJË PËR TIFOZËT

Të mërkurën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia do të luajë ndaj Lushnjes …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin