Sunday , 20 January 2019

RUBIN HEBAJ SHËNON TJETËR GOL NË SLLOVENI

Rikthehet sërish tek goli sulmuesi shkodran Rubin Hebaj. Ai ka shënuar në ndeshjen e rradhës të kampionatit slloven të futbollit, atë në mes Aluminij dhe ekipit të tij Domzhale. Madje goli i shënuar nga ky 19 vjeçar ka qenë shumë përcaktues sepse I ka dhënë fitoren ekipit të tij. Hebaj është hedhur në fushë nga trajneri në minutën e 62-të të ndeshjes dhe 15 minuta më vonë ai ia ka shpërblyer këtë besim duke dërguar topin në rrjetë.

Padyshim që ky gol I ka dhënë atij kënaqësinë e duhur dhe po ashtu, edhe të gjithë skuadrës së Domzhales e cila edhe sivjet duke u renditur e treta në kampionat, ka siguruar sërish pjesmarrjen në Europa Ligë.Ish- sulmuesi I Vllaznisë ka kaluar në fillim të këtij sezoni nga kjo skuadër tek Domzhale por duhet thënë se nuk ka gjetur hapësirat e duhura për t’u aktivizuar. Megjithatë sa herë që I është dhënë mundësia, ka bërë mirë. Me golin e djeshëm e ka çuar numrin e tyre në ndeshjet e kampionatit dhe po t’I shtosh edhe një gol të shënuar në kupë, numri I tyre shkon në pesë. Padyshim që është një shifër e pëlqyeshme.

Goli I djeshëm I Hebajt vjen edhe pas ftesës së marrë nga kombëtarja U-21 e Shqipërisë për grumbullimin e saj të rradhës. Kohët e fundit, ai nuk ka qenë ftuar si rrjedhojë edhe e një dëmtimi që ka patur ndërsa tashmë do të jetë përsëri në dispozicion të trajnerit Alban Bushi. Vlerat e këtij lojtari I njohin të gjithë dhe padyshim që do të jetë një pikë e fortë dhe për më tepër që kemi të bëjme me një futbollist vetëm 19 vjeçar.

 

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA HUMBET MIQËSOREN ME ULQININ

Pas fitoreve të arritura në dy miqësoret e para, në të tretën Vllaznia nuk ia …