Monday , 25 September 2017

RUÇI ME 80 VOTA NË KRYE TË PARLAMENTIT: DO TË SHPIEN DERI NË FUND VETTINGUN

Gramoz Ruçi është kryetari i Kuvendit të Shqipërisë. I propozuar nga Partia Socialiste, Ruçi ka marrë plot 80 vota nga 74 vota që ka Partia Socialiste në Parlament.

Pro Ruçit, kanë votuar deputetët e PDIU-së, por edhe dy deputetë nga radhët e opozitës.

40 deputetë kanë votuar kundër dhe një abstenim. Deputetët e LSI-së nuk morën pjesë në votim.

Ruçi: Do të jem garant i zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë dhe kurdoherë në shërbim të qytetarëve dhe në mbështetje të secilit prej jush për të ushtruar përgjegjësitë dhe të drejtat në shërbim të Republikës. Për qytetarët, Kushtetuta është themeli i të drejtave, kurse për ne është themeli i detyrimeve në shërbim të të drejtave të të gjithë qytetarëve. Unë jam i vetëdijshëm se drejtimi i legjislativit është një detyrë supreme.

Nisur nga bindjet dhe morali im politik do t’i bëja thirrje shumicës që fitorja nuk është gjithçka por vetëm fillimi i përgjegjësive. Misioni ynë do të jetë t’u shërbejmë pa dallim të gjithë qytetarëve. U bëj thirrje partive politike të vënë në plan interesin kombëtar. Opozita nuk i shërben shumicës, por zhvillimit të vendit. Qytetarëve vërtetë nuk e votuan opozitën në qeveri.

Ne do të garantojmë bashkëqeverisjen funksionale dhe të përgjegjshme me qytetarët si kontratë e ligjshme dhe e kontrolluar prej tyre. Bashkëqeverisja me qytetarët udhëhiqet nga parimi i madh i demokracisë që askush nuk mund të qeveris pa patur bashkëpunimin e tij.

Ne deputetët duhet të bëhemi zëdhënës të njerëzve të thjeshtë. Zëri dhe verdikti i qytetarëve. Do t’i sjellim qeverisë legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore ndjeshmëritë e publikut. Me qytetarët nuk dështojmë kurrë. Pa ta nuk fitojmë as ne dhe as Shqipëria.

Unë ju ftoj t’i bashkohemi ftesës sime që kur të hyjmë në këtë tempull të lëmë jashtë derës partitë që përfaqësojmë. Në këtë sallë për të gjithë ne, e vetmja parti duhet të jetë Shqipëria.

Ne duhet të kontribuojmë që të flakim partiokracitë jashtë Parlamentit.

Ky Parlament do të nxisë dhe mbështetë thellimin e reformave të mëdha. Ne do të shpien deri në fund, reformën në drejtësi dhe procesin e Vettingut për të mos lejuar që interesi publik, qytetar, ekonomia dhe mirëqenia e këtij vendi të vazhdojë të përkeqësohet, të tallet apo sfidohet nga një grusht politikanësh, zyrtarësh, prokurorësh dhe gjyqtarësh të korruptuar.

Lexoni dhe kete

REAGON N/ KRYETARI I LSI- se, LUAN RAMA: TRAFIKANTET NE PUNE, SHTETI FLE GJUME

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama ka reaguar në një postim në Facebook lidhur me mosfunksionimin …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin