RUMUNI IGNAT MUNGON SËRISH, NË DYSHIM RIKTHIMI

Ditët e fundit u krijua përshtypja se shqetësimi kryesor për drejtuesit e Vllaznisë ishte mbajtja e mbrojtësit lezhjan Renato Malota për të cilin kishin shfaqur interes si Kamza ashtu edhe Skënderbeu. Po ndërsa ai I është bashkuar ekipit në stërvitje, për kuqeblutë ka dalë në skenë një tjetër problem. Mbrojtësi tjetër, rumunin Dan Ignat ende nuk është bashkuar me ekipin dhe zërat janë shtuar për një divorc të mundshëm të tij me Vllazninë. Ai ka udhëtuar që në ditët e fundit të dhjetorit drejt Rumanisë për të kaluar festat e fundvitit pranë familjes së tij dhe pritej të kthehej këto ditë, por kjo deri më sot nuk ka ndodhur.

Një gjë e tillë ka alarmuar drejtuesit e klubit dhe stafin teknik sepse e shohin si një pikë shumë të rëndësishme të skuadrës. Ignat ka qenë një titullar I padiskutueshëm në gjysmën e parë të sezonit dhe ka luajtur në 13 ndeshje duke shënuar madje edhe një gol për kuqeblutë. Mbrojtësi rumun me një përvojë shumë të madhe në arenën ndërkombëtare, i ka shërbyer ekipit dhe për këtë arsye, trajneri Lika e dëshiron ta ketë përsëri në dispozicion edhe për pjesën e mbetur të sezonit.

Drejtuesit e klubit shkodran me siguri që do të presin ndonjë ditë dhe me siguri që do të marrin hapat e duhur për të njoftuar edhe FIFA-n për këtë çështje. Lojtari mund të penalizohet për prishje të njëanshme të kontratës, megjithatë shpresat janë që ai të rikthehet në stërvitje. Nga ana tjetër, tek Vllaznia ende nuk ka asnjë lojtar të ardhur ndonëse drejtuesit po bëjnë përpjekjet për ta forcuar ekipin në të tre repartet.

Lexoni dhe kete

IZMIR SMAJLAJ REKORD TË RI KOMBËTAR NË “LORO BORIÇI”

Pas shumë vitesh kampionati kombëtar I atletikës për të rritur është rikthyer të zhvillohet në …