Kombëtarja Shqiptare e Futbollit e mbylli edicionin e Ligës së Kombeve në vendin e parë në grupin e 4.
Për ish sulmuesin dhe njëkohësisht pjesëtarin e stafit të kombëtares, Hamdi Salihi, rezultatet janë arritur me ndeshje të mira dhe duke fituar lojtarë të rinj, që garantojnë për të ardhmen e kombëtares tonë.
Por, tashmë me ngjitjen një vazo më sipër ndeshjet do jenë më të vështira dhe këtë e pranon vetë Salihi.
Kuqezinjtë ishin në grup me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin.