SALIHI GOL “ALLA PANENKA”. ËSHTË SHËNUESI MË I MIRË NË AUSTRI

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi vazhdon ta bëjë ashtu si duhet punën e tij edhe tek skuadra e tij e re Viener Nojshtad. Në ndeshjen e rradhës, ai ka shënuar sërish, madje një gol shumë të veçantë. në minutën e 45-të, skuadra e tij ka fituar të drejtën e një 11-metërshi, të cilin trajneri ia ka ngarkuar ta ekzekutonte pikërisht ish- sulmuesit të kombëtares shqiptare. Me një qetësi të admirueshme ai ka bërë një ekzekutim perfekt të kësaj goditje, pikërisht të tipit “Panenka” dhe është treguar duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar në avantazh ekipin e tij.

Pas këtij goli, Viener ka shënuar dhe dy të tjerë duke e fituar ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0. Me këtë fitore, skuadra e Salihit vazhdon të kryesojë kampionatin e Ligës së dytë të Austrisë, me 15 pikë të grumbulluara në 5 ndeshje të luajtura dhe kësisoj është një nga pretendentet kryesore për ngjitjen në Bundesligë. Kjo ecuri ka ardhur edhe falë formës së mirë që po kalon Hamdi Salihi i cili ka shënuar deri më tani 4 gola duke qenë njëkohësisht golashënuesi më i mirë i këtij kampionati.

Një tregues ky i faktit që ky futbollist vazhdon ta bëjë mirë detyrën e tij ashtu siç e ka bërë kudo ku ka luajtur më përpara. Ndonëse 33 vjeç  ai vazhdon të tregojë klasin e tij në mënyrën e shënimit të golave dhe për më tepër duke qenë gjithnjë ndër më të mirët edhe në renditjet e golashënuesve.

Lexoni dhe kete

BEKIM BALAJ SHËNON DY GOLA NË MIQËSORE PËR AKHMAT

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj mesa duket nuk ka ndër mend të largohet nga skuadra ruse …