Breaking News

SALIHI VIJON TE SHKELQEJE NE KAMPIONATIN AUSTRIAK

Duket se sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka rilindur edhe njëherë në Austri. Ai po shkëlqen në kampionatin austriak. Ne ndeshjen e luajtur mbremjen e se premtes bomber shkodran ka shënuar edhe dy gola të tjerë me ekipin e tij. Salihi realizoi dy golat e fitores së ekipit të tij Viner Nojshtat në përballjen ndaj ekipit te Vatensit.

Ish-sulmuesi i Skendërbeut zhbllokoi rezultatin qe në minutën e 27-të, duke i dhene epersine skuadres se tij. Nderkohe, në fillimin e pjesës së dytë ishte rradha për të shënuar një supergol për skuadren e tij. Nje goditje nga jashte zone gjeti te papergatitur portjerin kundershtar, cka beri qe Salihi te shenonte nje dopiete edhe ne kete takim.

Pas këtyre dy golave, sulmuesi shkodran, arrin në kuotën e 6 golave në 7 ndeshje të zhvilluara. Nga ana tjeter, ekipi i Salihit kryeson ligen e dytë, 5 pikë më shumë se vendi i dytë në tabelen e klasifikimit.

Sezonin e kaluar, Salihi ishte pjese e Skenderbeut te Korces, por u largua ne ne menyre te keqe ne fund te sezonit, pas polemikave ne ndeshjen e fundit ndaj Kukesit. Ne nje ndeshje ne te cilen ai u ndeshkua me karton te kuq dhe grisjes se kartonit, cka solli me vone pezullimin e tij per disa ndeshje te sezonit te ri.
Kalimi i Salihi ne Austri u mendua per te mbyllur atje karrieren futbollistike, por me formen qe po tregon ndoshta edhe sezonin e ardhshem mund ta shohim perseri ne fushat e lojes.

Lexoni dhe kete

KAJOSHI & VJERDHA: SYNOJMË MEDALJE NË LOJËRAT MESDHETARE

Përgatitjet e kombëtares shqiptare të boksit tashmë kanë marrë fund dhe mëngjesin e së shtunës …