Breaking News

SAMUEL NIKAJ “NDAHET” ME KASTRIOTIN. RIKTHIM NË KOSOVË?

Per te dytin vit me rradhe Samuel Nikaj ka bere mire duke i ngjitur skuadrat qe ka drejtuar nga kategoria e pare ne Superlige. E beri vjet me Flamurtarin e Prishtines dhe e perseriti edhe sivjet me Kastriotin e Krujes. Interesant eshte fakti se ne te dy rastet, nuk pati me deshire per te vazhduar punen dhe per te drejtuar ne Superlige por u largua me deshiren e tij. Ka ndodhur keshtu edhe pasditen e se premtes kur pas nje bisede me drejtuesit e Kastriotit, ka rene dakord me ta qe te mos vazhdonte me punen me kete skuader.

Nje veprim i tille i tille ne media eshte trumbetuar sot si nje veprim per t’i paraprire marrjes se drejtimit te Vllaznise. Por vete Nikaj duket se nuk e ka prioritet kete gje. Ai shpeshhere eshte shprehur se sa te jete Bashkia ne drejtimin e klubit shkodran, nuk ka deshire te punoje me kete skuader. Per kete arsye, ai eshte duke pare ndonje mundesi tjeter. Nuk perjashtohet mundesia qe te rikthehet serish ne Kosove ku ka lene pershtypje te mira me punen e tij sezonin e kaluar dhe ofertat nuk i kane munguar.

Mbase mund te jete ndonje ekip i kategorise se pare dhe ai do te tentoje ta ngjise edhe ate ne Superlige. Gjithsesi eshte shume heret per te folur sepse ne ditet ne vijim mund te kete te tjera per te.

 

youtu.be

Lexoni dhe kete

RENIA NGA SUPERLIGA, REAGON KLUBI VLLAZNIA

“Klubi i Futbollit “Vllaznia” sh.a. eshte sot ne nje moment shume te veshtire. Renia nga …