Monday , 26 February 2018

SAMUEL NIKAJ SHUMË PRANË PANKINËS SË KASTRIOTIT

Pas largimit nga Flamurtari i Prishtinës, trajneri shkodran Samuel Nikaj shumë shpejt mund të marrë drejtimin e një tjetër ekipi. Bëhet fjalë për Kastriotin e Krujës. Bisedimet me drejtuesit e këtij klubi kanë avancuar dhe shumë shpejt pritet të hidhet firma në kontratë. Lajmin e ka bërë të ditur në prononcimin e tij për televizionin Rozafa vetë Nikaj.

Nikaj ngjiti me sukses Flamurtarin e Prishtinës në Superligën e Kosovës dhe tashmë duket se ka të njëjtin objektiv edhe me Kastriotin për ta ngjitur në Superligën shqiptare. Vetë ai bën të ditur se është joshur pikërisht nga ky objektiv që kanë drejtuesit krutanë ndërkohë që ka lënë të hapur edhe mundësinë e marrjes së disa futbollistëve shkodranë në këtë ekip.

Marrëveshja në mes palëve pritet të mbyllet brenda pak ditësh dhe me kalimin e Tiranës në grupin e Jugut, Kastrioti konsiderohet një nga favoritët e grupit të Veriut për ngjitjen në Superligë.

Lexoni dhe kete

FUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA FEMRA SIGURON FINALEN E KUPËS

Vllaznia në futboll për femra është skuadra e parë finaliste e Kupës së Shqipërisë për …