Monday , 17 December 2018

SEKUESTROHEN 19 Kg LENDE NARKOTIKE “CANNABIS SATTIVA” NE MURIQAN

Muriqan-Shkodër

Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

Sekuestrohen rreth 19 KG lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sattiva”.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 29.08.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, ku u arrestua në flagrancë shtetasi:

Zeqir Rrapi, 29 vjeç, banues në Vlorë

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë),automjeti tip Renault me targë AA419RX me drejtues mjeti Zeqir Rrapi, u konstatua se poshtë sediljeve të pasme, në shasinë e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

*20 pako, me peshë rreth 19 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva

Gjithashtu nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjet dhe u sekuetrua në cilesinë e provës materiale një tjetër sasi lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Italinë

Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” i parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

AKSIONI NDAJ FISHEKZJARREVE DHE LENDEVE PLASESE

Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, …