Wednesday , 26 February 2020
Breaking News

SEKUESTROHEN 19 PISTOLETA NE PIKEN KUFITARE TE MURIQANIT

Nje shtetas nga Suedia, Sebastian Vall 21-vjec, është arrestuar nga policia ne piken kufitare te Muriqanit, teksa po tentonte të kalonte rreth 19 armë zjarri pistoletë. Mësohet se 21-vjecari udhëtonte me autobus nga Kosova në drejtim të Frankfurtit.  Sipas informacioneve nga policia kufitare e Muriqanit dhe nga grupi hetimor, 21-vjecari nga Suedia  ka tentuar ti kalonte armët e blera në Prishtinë per në Gjermani. Armët e llojit Ekol Special, janë sekuestruar nga policia e kufirit dhe migracionit.

Nga sa mësohet canten në të cilën po mbante armët e kishte me vete dhe gjatë kontrollit të policisë ai ka tentuar ta fsheh nën sediljen e autobusit, cka ka ngritur dyshimet e oficereve të policisë kufitare. Sebastian Vall ka pranuar menjëherë se armët i ka blerë në Prishtinë dhe kishin destinacion Gjermaninë por pa dhëne detaje.

Ngjarje kjo e cila është e përsëritur pasi edhe me 5 shtator të vitit 2012 një tjetër shtetas Suedez i quajtur Lars Rosen me 9 pistoleta të llojit Ekol Special, të cilat kishin destiancion gjermanin. I vetmi dallim është se suedezi Sebastian Vall është nisur nga Prishtina drejtë Frankfurtit ndersa Lars Rosen aso kohe kishte bileten e autobusit Gjakovë- Frankfurt. Në dy rastet kemi të bëjmë me të njëjtin lloj arme dhe me po të njëjtin destinacion Gjermaninë.

Lexoni dhe kete

DHUNUAN POLICET E BASHKISE, GJYKATA LE NE BURG VELLEZERIT

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy vëllezërit nga Shengjini, të cilet tre ditë …