SEKUESTROHEN 25000 m2 TOKE NE RAZEM

Sektori i Hetimit të Veprave Penale në fushën e krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionin në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër kërkoi vendosjen e sekuestros preventive mbi rreth 25 000 m2 tokë e llojit pyll, në Razëm të Malësisë së Madhe. Kërkesa e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër që regjistroi procedimin penal në mars 2016 është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në 25 prill 2018. Kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve. Hetimet treguan se vendimet e Komisioni të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve, Rrethi Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara.

Hetimi sipas informacioneve të prokurorisë ka ardhur si shkak i padisë së kryer nga personat të cilët kanë kryer blerjen e parcelave të kësaj sipërfaqe e ndarë sipas kërkesës së blerësve. Nga ana e hetimit rezulton se transakcionet e kryera nga ana e personave përfitues të kësaj toke, personave tjerë që sipas hetimit rezulton të jenë rreth 20 blerës. Nga hetimi i kryer rezulton se transakcionet e shitë blerjes së tokës nuk përputhen me dokumentat ligjorë, pasi personat në fjalë pasi kanë blerë tokën në zonën e Razmës kanë hasur në vështirësi në plotësimin e dokumentacionit për kryerjen e kalimit të pronësisë. cka ka cuar edhe nisjen e hetimit nga ana e prokurorisë e cila ka ndeshur në procedura të pa qarta deri në fallsifikim dokumentash. Kjo ka bërë që prokuroria të kërkoi sekuestrimin preventiv të 25000 metra katror tokë pyll në Razëm të Malësisë së Madhe.

Sipas njoftimit zyrtarë nga Prokuroria ku prokurore e çështjes është Blerta Hamza ka ngritur akuzat për fallsifikim të dokumentëve ndaj dy shtetasve përfitues të pronës sipas Vendimit të Komisionit Kthim Kompensim pronash ish- pronarëve, si dhe vepres penale ” Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale”. Ndërsa po hetohen edhe funksionar publik, mbi procedurat e ndjekura nga ana e tyre.

 

Lexoni dhe kete

15.5 KG KANABIS, ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE TE MURIQANIT 37-VJEÇARI NGA SHKODRA

37 vjecari Genc Nikshiqi ka rënë në prangat e policisë Kufitare të Muriqanit pasi me …