SEKUESTROHEN 4.5 KG HEROINE

57-vjecari Petraq Greku nga Berati por me banim në Tiranë është arrestuar nga policia e Kufirit teksa ka tentuar që të trafikoj lëndë narkotike e llojit heroin. Arrestimi i tij u bë në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit. Petraq Greku, 57 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë pasi në Pikën e Kalimit Kufitar në Muriqan, është paraqitur për të dalë nga Republika e Shqipërisë me destinacion Italinë, i cili ishte në drejtim të automjetit tip Renault me targe AA320LY, ku gjatë kontrollit të ushtruar  në vijën e dytë u konstatua se në gomat e makinës, konkretisht në disqe kishte ndërhyrje, ku u konstatua se brenda tyre kishte lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, e cila pasi u peshua rezultoi të jetë gjithësejt 4.5 kg.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Policia e Kufirit dhe Migracionit në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit gjatë vitit 2017  ka bërë të mundur arrestimin e rreth 15 shtetasve të cilët kanë synuar trafikimin e lëndëve narkotike me destinacion europen perendimore.

Lexoni dhe kete

LEZHE, PREMTONTE VIZA AMERIKANE, ARRESTOHET MASHTRUESJA

Një 48 vjeçare nga Lezha është arrestuar nga policia për mashtrim.Sipas policisë në pranga ka …