SEKUESTROHEN 6 MINA ME TELEKOMANDE, ARRESTOHET E.SINANAJ

Policia e Lezhës ka sekuestruar 6 mina me telokomandë, ndërsa ka arrestuar një 46-vjeçar nga Tirana si posedues i tyre. Operacioni i koduar “Udhetimi” u finalizuar pasditen e së shtunës, ndërsa në pranga u vu shtetasi Eduart Sinanaj, i dënuar më parë për vepren penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshem të kufirit”. Policia sqaron se në në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, 46-vjeçari u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, ku në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në momentin e ndalimin 46-vjeçari nuk ju bëri rezistencë policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për veprimtarinë e tijë kriminale. Dyshimet janë se ai i prodhonte vetë minat me qëllim tregtimi, kundrejt shumave të parave. Gjithashtu po punohet për të mësuar dhe destinacionin e minave të sekuestrauara. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

VRAU BURRIN NE MILOT, GRUAJA SHPERTHEN NE LOT NE GJYKATE

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” per Violeta Donajn, gruan …