Monday , 28 September 2020

SEKUESTROHEN 613 KG DROGE, DY NE PRANGA

Policia ka sekuestruar 613 kg lëndë narkotike gati për tu trafikuar, ndërsa ka vënë në praga 2 përsona si posedues të saj. Operacioni policor i koduar “Godull” u finalizua pasditen e së mërkures pranë bregdetit të Godullës në Kurbin. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi shtetasve S. Z., 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin dhe R. S., 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Godull”, Kurbin, në një ambient në pronësi të shtetasit S. Z., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 613 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij shtetasi gjetën dhe një gomone. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. Z., është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 13 fishekë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do trafikonin lëndën narkotike përmes detit, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Operacioni i policisë së rendit në bashkëpunim me atë kufitare erdhi pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin një sasi lëndë narkotike gati për ta trafikuar.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.

Lexoni dhe kete

TRAFIK DROGE E ARMËMBAJTJE PA LEJE, POLICIA VIJON AKSIONIN

Policia e Shtetit vijon në të gjithë vendin, zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin …