Thursday , 22 August 2019

SEKUESTROHEN 7 ÇANTA ME KANABIS NE AFERSI TE LUMIT BUNA

Tjetër sasi lëndë narkotike është sekuestruar nga policia në kufirin e Shqipërisë. Kështu, policia malazeze, në afërsi të lumit Buna, në vendin e quajtur Sutjel në territorin e Komunës së Ulqinit, ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 7 çantave me lëndë narkotike kanabis, të cilat u gjetën rreth 130 metra larg bregut të lumit.

Sipas informacioneve të policisë malazeze sektori i policisë kufitare, gjatë patrullimit të kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në afërsi të Lumit Buna, janë pikasur 4 persona të cilët po transportonin çantat. Pasi janë parë nga polica, ato janë larguar.

Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqiperia dhe kishte destinacion Malin e Zi. Ndërkohë, po punohet në kapjen dhe identifikimin e transportuesve, por edhe të bashkëpunëtorëve të trafikantëve nga Shqipëria me ata malazezë.

Lexoni dhe kete

NJË TJETËR JETË SHPËTOHET NË PLAZHIN E VELIPOJËS

Një tjetër jetë pushuesi është shpëtuar në plazhin e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur pasditën e …