Monday , 17 December 2018

SEKUESTROHEN LËNDË NARKOTIKE E DYSHUAR “KOKAINË”, E NDARË NË DOZA.

Kurbin

Sekuestrohen lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”, e ndarë në doza.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve në D.V.P. Lezhë kanë goditur një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Arrestohet në flagrancë një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla të llojit Kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe duke u organizuar bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :

-Alfons Lleshaj, 25vjeç, banues në Kurbin.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në ambjentet e një lokali në Fushë-Milot, Kurbin, është kapur me lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” e ndarë në njëmbëdhjetë doza që do e shiste në disa lokale.

Gjithashtu gjatë kontrollit të lokalit që ishte në pronësi të shtetasit K.L., 25vjeç , janë gjetur 12 kompjutera për lojra fati, një tavolinë pokeri si dhe një tavolinë “Black Jack” të cilat ky shtetas i mbante në kundërshtim me dispozitat ligjore

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, kompjuterat e lojrave të fatit dhe 2 tavolinat e pokerit .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Alfons Lleshaj për vepren penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal dhe në ngarkim të shtetasit K.L., vepra penal “Organizimi i llotarive të palejuara “, parashikuar nga neni 197 i Kodit penal.

Lexoni dhe kete

AKSIONI NDAJ FISHEKZJARREVE DHE LENDEVE PLASESE

Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, …