Sunday , 27 September 2020

SEKUESTROHET MALLI PA FATURE TATIMORE

Mungesa e dokumenteve shoqeruese per mallin qe tregtojne ka sjelle sekuestrimin nga ana e tatimeve te produkteve per 5 subjekte ne lezhe. Aksioni eshte perqendruar ne tregun e lire, duke sjelle edhe veprimet e inspektoreve te kontrollit ne terren. Furnizuesit e ketij tregu kishin mangesi ne dokumentacion, e per pasoje ka ardhur edhe ndeshkimi i tyre.

Besmir Zalli inspektor i kontrollit dhe verifikimit ne terren ka kerkuar nga subjektet tregtuese qe te pajisen me dokumentacionin perkates, pasi ne rast te kundert do te perballen me sekuestro te mallit dhe deri ne ndjekje penale.

Prej kohesh inspektoret tatimor ne lezhe kane nisur verifikimet e subjekteve qe ushtrojne aktivitet tregtar ne lezhe, ku nuk kane munguar edhe penalizimet per kundravajtesit.

Lexoni dhe kete

11,493 BIZNESE TE VOGLA KALUAN NE TVSH, PA KOSTO

Administrata tatimore njofton se kalimi i biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është një …