Saturday , 24 October 2020

SEKUESTROHET PASURIA E BIZNESMENIT TE PIJEVE “BRILAND”

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 2300 m2 pasuri të paluajtshme dhe 4 automjete. Në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” është sekuestruar i gjithë aktiviteti tregtar i subjektit “Briland” shpk me administrator Xhavit Kasemi, i cili merret me prodhimin e pijeve.

Policia e Shkodres beri ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër per sekuestrimin e pasurise.

Pak ditë më parë firma “Briland” shpk u denoncua se prodhonte pije të ndryshme të falsifikuara. Sipas njoftimit të epolicisë së Shkodres është sekuestruar: Pasuria e paluajtshme  2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, që ndodhen brenda 2 godinave, 1 magazinë në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria” si dhe 4 automjete në përdorim të subjektit Briland”. Sipas policisë së shtetit, pronat dhe automjetet janë përfituar në mënyrë të paligjshme sipaosje e prodhimit të pijeve të ndryshme të falsifikuara. Nderkohe policia e Shkodres po punon per arrestimin e pronarit te firmes “Briland” Xhavit Kasemi i cili është shpallur në kërkim.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …