Thursday , 27 January 2022

SËMUNDJA “DORË-KËMBË-GOJË” PËRHAPET EDHE NË SHKODËR

Sëmundja “dorë-këmbë-gojë” është përhapur edhe në qytetin e Shkodrës. Këtë vit ka një epidemi me këtë sëmundje ngjitëse, që prek fëmijët e vegjël.

Një gjë e tillë bëhet e ditur nga mjekja pediatre e spitalit rajonal të Shkodrës, Manjola Shpori. Ajo thotë se ka shumë fëmijë të prekur, teksa kryhen rreth 10 vizita në ditë për këtë sëmundje.

Ajo tregon simptomat që shfaqen dhe bën apel që prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte apo çerdhe nëse kanë këtë sëmundje.

Gjithashtu, kërkon që edhe drejtuesit e kopshteve të mos i pranojnë këto fëmijë…

Ndër të tjera, Shpori tha se në repartin e pediatrisë ka pasur edhe fëmijë të prekur me Covid-19, por pa shenja të rënda.

Lexoni dhe kete

PROTESTA E BANORËVE, REAGON OSHEE SHKODËR

Pas protestës së banorëve të Hotit të Ri ka reaguar edhe OSHEE rajoni Shkodër. Kryeinxhineria …