Tuesday , 16 August 2022

‘SEMUNDJA’ SHKATERRON ULLINJTE NE LEZHE

Qindra rrënjë ullinj janë shkatërruar në Spiten të Lezhës nga një sëmundje e rrallë e cila nisi të shfaqet këtë vite më parë. Bakteri i rrezikshem prek deget e këtyre pemeve duke i cuar drejt tharjes, ndërsa luftimi kimik nuk po jep rezultat.

Fermeret thonë se dëmi ekonomik i shkaktuar është i madh dhe në këtëo kushte kërkojnë kompensim nga shteti. Specialisti i Autoritetit të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Lezhë, Pashk Halili, thotë se ky është një bakter mjaft i rrezikshem që quhet kanceri degëve të ullirit që nuk mund të luftohet kimikisht.

Sipas të dhënave zyrtare, në fshatrat e Lezhës janë prekur nga sëmundja mbi 20 hektare plantacione me ullinj, duke shkaktuar dëme të shumta për ekonominë e shumë familjeve që e kanë të lidhur jetesen me sektorin e bujqësisë.

Lexoni dhe kete

TOKA BUJQESORE KTHEHET NE LANDFILL INERTESH

Ishte në emigracion dhe kur u rikthye 2 vite më parë e gjeti token bujqësore …