Monday , 11 December 2017

SERISH KRIZE POLITIKE NE ULQIN, PERÇAHET KOALICIONI

Kriza politike në Ulqin sa vjen e thellohet, tashmë duket qartë se koalicioni I madh, I gjitha partive në këshillin komunal nuk funksionon cka ka bërë që të paralizohet edhe funskionimi I pushtetit vendor. Sipas mediave malazeze pritet që në nëntor të këtij viti të zhvillohen zgjedhje të parakohëshme. Kjo erdhi pas takimit të drejtuesve të partive politike në Ulqin me koordinatorët e Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit me të cilën janë në koalicion në nivel local.

Gjatë këtij takimi u konstatua se koalicioni mes PDS, FORCA, UDSH dhe PD nuk funksionon dhe se krizen politike duhet zgjidh përmes zgjedhjeve të reja. Nga sa mësohet mbledhja kur edhe do I shkurtohet mandate Këshillit të Komunës Ulqin do mbahet në fund të gushtit dhe se zgjedhjet mësohet se do mbahen me 26 nëntor. Këshilli I Komunës Ulqin ka 33 mandate këshilltarësh, dhe sipas ligjit të pushtetit vendor, është organi I cili zgjedh kryetarin e Komunës, Kryetarin e Këshillit dhe gjitha organet tjera të varësisë.

Aktualisht nga 33 këshilltar koalicioni I përbërë nga PDS, FORCA, UDSH, dhe PD ka 27 këshilltar. Por kriza e cila u duk se po zgjidhet 1 vit e gjysëm më parë kur Fatmir Gjeka dha dorëheqjen për ti lëshuar postin Nazif Cungut, ky koalicion nuk ka funksionuar pasi divergjencat mes këtyre dy drejtuesve kanë qenë të mëdha cka ka bërë që shumë funksione të rëndësishme të Komunës Ulqin të jenë të paralizuara.

Lexoni dhe kete

ULQINI PUSHTOHET NGA PUNONJESIT E HUAJ

Në Mal të Zi këtë vit janë të punësuar 47% më shumë të huaj se …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin