Monday , 17 September 2018

SEZONI I VERES, AKU ASGJESOI 313 TONE PRODUKTE

Të paktën 313 tonë produkte që u ka kaluar afati i skadencës janë asgjësuar gjatë periudhës 1 qershor 2018 – 15 gusht 2018. Nga këto, 1/3 janë produkt i kontrolleve që janë kryer nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ku është konstatuar shkelje ligjore. Ndërkohë 2/3 janë produkte që janë njoftuar nga vetë bizneset se u ka mbaruar afati i konsumit dhe se duhet të asgjësohen. Për çdo rast të tillë, AKU duhet të vihet në dijeni, në mënyrë që edhe pse kostot dhe procesi kryhet nga biznesi lidhur me shkatërrimin, ai të mbikëqyret e dokumentohet nga ana e autoritetit. Një sasi e tillë konsiderohet si sasi rekord nga ana e institucioneve publike të cilët, ndër të tjera, theksojnë se pas vullnetit të mirë të biznesit për të njoftuar mbi sasitë e produkteve të skaduara fshihet pikërisht ndërgjegjësimi nga zëri që ju është dhënë së fundmi aksioneve në terren të AKU.

Në fakt, sipas këtij institucioni, nuk është se së fundmi po ndiqet një aksion i veçantë. Të dhënat zyrtare tregojnë se nga janari në gusht të këtij viti janë penalizuar me gjobë mbi gjurmueshmërinë e produkteve 298 subjekte ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i gjobave ishte vetëm 27. Për sezonin turistik duket se ka pasur një vëmendje të veçantë lidhur me inspektimet, ku rezultojnë të jenë kryer 6543 të tillë në terren në harkun 1 qershor-15 gusht. Nga këto janë paralajmëruar 1896 subjekte për shkak të parregullsive që mund të jenë konstatuar dhe sipas hapësirave që parashikon ligji.

Po kështu janë penalizuar me masa administrative gjobë 328 subjekte me një vlerë totale të gjobave prej 98 milionë lekësh. Për 58 subjekte të tjera është vendosur mbyllje e aktivitetit. Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë nxjerrë në pah edhe shkeljet më të zakonshme që hasen brenda subjekteve që kontrollohen, sidomos tek ato që tregtojnë mishin apo baxhot dhe prodhimi i bulmetrave.

Lexoni dhe kete

42 VITE PAS NDERTIMIT, RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA E VELIPOJES

Shkolla “Nikollë Zogorjani” është e vetmja shkollë në njësinë administrative Velipojë e ndërtuar nga viti …