Thursday , 29 October 2020

SEZONI SHKOLLOR, PD SËRISH AKUZA NDAJ QEVERISË

Edi Rama mashtroi me premtimin për rindërtimin dhe hapjen e shkollave të dëmtuara nga tërmeti në këtë shtator. Asnjë nga 103 shkollat e shembura dhe dhjetëra të dëmtuara rëndë nuk ishin gati për rreth 23 mijë nxënës dhe mësues.

Kështu shprehet ish deputetja e PD, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat. Sipas Vokshit, në javën e parë të vitit të ri shkollor doli në pah shqetësimi kryesor i yni dhe i prindërve se në rreth 80% e shkollave nuk ka kushte higjenike dhe infrastruktura e dobët shkollore nuk krijon kushtet për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Vokshi u shpreh se Partia Demokratike do të vazhdojë ta monitorojë më vëmendje situatën kritike në shkolla, jo vetëm nga pikëpamja e shëndetit, por edhe e cilësisë së mësim-dhënies.

Lexoni dhe kete

BASHA: PACIENTËT ME COVID-19 NUK KANË KU TË PËRPLASEN

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë për çështjen e menaxhimit të pandemisë. …