Breaking News

SEZONI TURISTIK, MINISTRI I TURIZMIT NE SHENGJIN

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhvilloi një takim me operatoret turistik në Shëngjin, ku shpjegoi me detaje mënyren e aplikimit në i-albania për bizneset që duan të marrin leje për hapësiren në plazhe.

Sipas Klosit sistemi i ri i menaxhimit të plazheve, garanton hapësira publike për qytetaret që të kenë mundësi të bëjnë plazh pa paguar. Ministri Klosi shtoi se zbatueshmeria e rregullave në plazhe do të jenë nën monitorim ta vazhdueshem nga institutucionet përgjegjëse.

Prefekti Gjok Jaku u shpreh i bindur se ky sezon turistik do të jetë i sukesesshem në cilësinë e shërbimeve. Zyrtarisht plazhi është hapur që prej datës 1 qershor, por Shëngjini vijon të jetë i boshatisur, pasi mungojnë pushuesit.

Lexoni dhe kete

MEMA: SEZON VEROR I VAKËT NË VELIPOJË

Sezoni veror ka nisur i vakët në plazhin e Velipojës. Shprehet kështu drejtori i turizmit …