Monday , 27 January 2020

SEZONI TURISTIK NE SHENGJIN, MUNDESI E MIRE VETEPUNESIMI

Sezoni turistik në Shëngjin është një mundesi e mirë vetëpunesimi për shumë familje. Vendas por edhe të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë pushtuar shetitoren e plazhit, duke tregtuar sevenire të ndryshme.

Tregtaret thonë se këtë aktivitet e vijojnë prej shumë vitesh, ndërsa flasin dhe për vështirisitë e hasura për gjetjen e një vendi për të tregtuar. Sipas tyre fuqia blerese ka rënë, por që gjithsesi arrijnë të sigurojnë sadopak të ardhura gjatë peridhues së sezonit turistik.

Tregtaret ambulant përgjatë shetitores së Shëngjinit janë të pajisur me të gjithë dokumentacionin përkatës, ndërsa taksat që i paguajnë Bashkisë janë minimale.

Lexoni dhe kete

TERMETI, NDIHMA PER FAMILJET E PASTREHA

Në mbështetje të familjeve që mbeten pa strehe nga tërmeti i 26 nëntorit, pranë Bashkisë …