Breaking News

SEZONI TURISTIK NE SHQIPERI

Në 7 ditët e para të gushtit, në Shqipëri kanë hyrë rreth 500 mijë persona. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare ka një rritje të konsiderueshme të emigrantëve shqiptarë që kthehen në Atdhe, por edhe të turistëve. Deri në datën 6 gusht në të gjitha pikat e kalimit kufitar kanë hyrë në vendin tonë 435 mijë e 515 persona, prej të cilëve 285 438 kanë qenë turistë, ndërsa pjesa tjetër emigrantë që kthehen në Atdhe.

Jo vetëm turistët dhe emigrantët vijnë në Shqipëri, por edhe shqiptarët duket se kanë zgjedhur që ti kalojnë pushimet jashtë vendit. nga të dhënat e sipas hyrje daljeve në pikat kufitare në vend: Deri më datën 6 gusht: Kanë hyrë në Shqipëri 435.515 persona. Janë larguar nga Shqipëria 268 mijë persona, po ashtu janë 268 mijë shqiptarë të cilët janë larguar nga pikat kufitare deri më datën 6 gusht, shumica prej tyre për turizëm.

Bashkë me emigrantët dhe tursitët në vendin tonë, vijnë një numër i lartë automjetesh. Sipas të dhënave të policisë kufitare, deri më 6 gusht kanë hyrë në Shqipëri 110 801 makina.

Lexoni dhe kete

MASAT E AKU SHKODER NDAJ SUBJEKTEVE NE ZONAT TURISTIKE

Në kuadër të masave të ndërmarra nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, fokusi kryesor i këtij …