Saturday , 18 August 2018

SEZONI TURISTIK NE ULQIN, DREJTE DESHTIMIT

Sipas të dhënave që disponon Organizata turistike e Ulqinit, në Ulqin për momentin janë duke qëndruar rreth 46.000 turistë të regjistruar, reth 9% më shumë se vitin e kaluar, edhe pse mendohet se kjo shifër është shumë më e lartë, shprehen drejtues te Organizates Turistike te Ulqinit. Numri më i madh i turistëve të regjistruar është nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, kurse më i ulët ai nga Kosova, por ashtu si edhe vitet e kaluara këto të dhëna nuk janë reale pasi numri i atyre nga Kosov a është disa herë më i lartë. Vjelja e taksës turistike akoma nuk është në nivelin e duhur por në përgjithësi janë të kënaqur me sezonin turistik.

Sipas të dhënave që vijn nga qyteti bregdetar i Ulqinit këtë vit në mënyrë informale dhe të pa regjistruar në Ulqin janë rreth 100 mijë pushues, por problemi më i madh është infrastruktura, e sidomos në këtë ka ndikuar edhe ndërtimi i rrugës Ulqin Shkodër por edhe pika e klaimit kufitar Muriqan- Sukobinë, e cila nga viti në vit po e humb funksionin e saj duke shkaktaur pritje dhe vonesa të këtë pikë, për cka shumë turistë sidomos nga Kosova nuk preferojnë që të kalojnë pushimet në Ulqin. Nga ana tjetër cmimet më të ulëta në zonën bregdetare të Shjqipërisë sidomos nga Velipoja në Durrës kanë ndikuar që Ulqini të ketë mungesë të turistëve krahasuar me një vitë më parë.

Pavarësisht regjistrimit të turistëve, këtë vit ka edhe një numër të shtuar të apartementeve akomoduese në Ulqin të cilat sipas të dhënave jo zyrtare arrijnë deri në 200 mijë apartamente.

Lexoni dhe kete

AKU MBYLL NJE BAXHO NE SHKODER

Një baxho në zonën e Shkodrës është mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi djathi …