Friday , 15 November 2019
Breaking News

SEZONI TURISTIKE, PROBLEMET VIJOJNE NE QARKULLIM!

Duket se polica e Shkodres gjen kohe per gjithcka pervecse te kryeje detyrat per te patur nje qytet te rregullt. Qarkullimi I cili eshte ne varesi te komisariatit eshte cetem nje pjese e sektorit te policise e cila nuk kryen pothuajse asnje funksion. Qyteti i Shkodres pavaresisht se mban emrin qyteti I bicikletave duket se nuk e manifeston ate ne rruget e tij te shumta. Ne plot akse, makina te parkuara kudo, vend e pavend dhe sipas deshires, jane pamja qe shoqeron cdo dite syrin e qytetareve.

Kaosi, bllokimi I trafikut e parkimet dyshe jane kthyer ne refrenin e perditshem te ketij qyteti. Nderkaq sinjalistika vertikale dhe horizontale ngjajne si objekte antike te cilat kane humbur funksionin prej kohesh. Drejtuesit e papergjegjshem dhe policia rrugore e cila nuk eshte ne gjendje te permiresoje sadopak situaten, krijojne rruge te cilat eshte pothuajse mision I pamundur per tu kaluar. Nga nje hapesire normale per shkembimin e dy automjeteve, ato kthehen ne vetem njekalimeshe, pasi te dyja anet e tyre jane te bllokuara me parkime te gabuara. Nderkaq situate vijon gjithnje e me shume te rendohet, pasi hapesirat per parkime behen gjithnje e me te paketa.

Duket se qyteti I Shkodres vuan per te gjetur qofte dhe nje vend per te parkuar per pak minuta. Nevojat per krijimin e ketyre hapesirave, jane nje domosdoshmeri e cila duhet te marre sa me shpejt vemendjen e institucioneve pergjegjese. Nderssa parkimet dyshe dhe treshe gjenden ne cdo rruge e segment te qytetit tone! Disa dite me pare ne nje mbledhje ne prefecture ne prani te prefektit Radovani mediat kerkuan nje takim me perfaqes te drejtorise se policise per tu njohur me pkanin e masave qe kjo drejtori ka ndermarre, por pergjigja e shefit te komisariatit ishte se nuk eshte I autorizuar per te dhene kete njoftim. Duket se ne fakt arsya e vertete eshte mungesa e nje plani pasi situate ne qytet eshte kaotike.

Lexoni dhe kete

BANORËT E KONVIKTIT “SAFET SPAHIA”, PROTESTË PARA BASHKISË

Banorët në konviktin “Safet Spahia” në qytetin e Shkodrës vijojnë të kundërshtojnë zhvendosjen e tyre …