SEZONI TURISTIK, TRAFIK NE RRUGEN E SHENGJINIT

Këto pamje i përkasin rruges drejt zonës turistike të Shëngjinit gjate fundjaves që lamë pas. Dyndja e qytetareve drejt bregdetit krijoj trafik të rënduar në këtë segment rrugor. Në oret e pasdites të së dieles radha e automjeteve ishte kilometrike dhe policia rrugore e pati të pamundur për të normalizuar lëvizjen.

Lëvizja drejt Shëngjinit do të jetë një makth i vërtete për drejtuesit e automjeteve edhe këtë sezon turistik. Rikonstruksioni i rruges Supestrade-Shëngjin nuk i ka dhënë zgjidhje problematikes, pasi rruga nuk u zgjerua dhe nuk u ndertua rotondo siç ishte parashikuar.

Administratori i Shëngjinit Gjok Deda thotë se Autoriteti Rrugor duhet të kishte ndërhyre për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve në rrugen drejt Shëngjinit. Fluksi i automjeteve që lëvizin drejt Shëngjinit sa vjen dhe shtohet dhe sigurisht lëvizja do të jetë mjaft e vështire përshkak të trafikut të rënduar.

Lexoni dhe kete

DITA E PËRKUJTIMIT TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT, JA SI E KOMENTON ADEMI

Në 23 gushtin, që shënohet si Dita Europiane e Kujtimit të Viktimave të komunizmit, ka …