Tuesday , 16 August 2022

SHEFI I KOMPANISË PFIZER NË SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka pritur këtë të hënë shefin e kompanisë Pfizer, Albert Bourla.

Ky i fundit ka parë nga afër ambientet në QSUT, ku ruhen vaksinat Pfizer.

Në fjalën e tij, Rama falenderoi Bourlan dhe tha se na hapi derën në momentin më të vështirë, pasi arritëm të marrim vaksina më parë se të tjerët.

Rama garantoi se 500.000 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mesin e tetorit, teksa është marrë tashmë garancia nga kompania, për një tjetër kontratë të sigurtë me Pfizer gjatë vitit të ardhshëm.

Lexoni dhe kete

BABANI: SITUATA E ZJARREVE NË VAU I DEJËS E RËNDUAR

Kreu i Bashkisë Vau i Dejës, Mark Babani, ka folur për situatën e zjarreve pas …