SHEMBET GODINA, 1 I VDEKUR DHE 1 I PLAGOSUR NE LAÇ

Një person humbi jeten, ndërsa një tjetër u plagos rëndë teksa ishin duke nxjerrë skrak.Ngjarja e rëndë ndodhi mesditen e së shtunës në ndërtesen e ish uzines së superfosfatit në Laç.Sipas të dhënave mësohet se një pjesë e ndërtesës u shemb dhe i zuri poshtë kërkuesit e skrapit.Viktima është Drilon Lamaj, 27 vjeç, kurse i plagosur mbeti Dashamir Hajna, 28 vjeç, që të dy banues në Shullaz të Kurbinit.Viktima ndërroi jetë në spitalin e Traums në Tiranë, pasi nuk mundi tju mbijetojë plagëve të marra, ndërsa i plagosuri mësohet se ndodhet në gjenje të rëndë për jeten.Në momentin e ngjarja dy përsonat po shembnin betonin për të marrë hekurin e godites, kur kanë rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Kanë qenë banor të zonës të cilët kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar menjëherë autombulancen dhe policinë.Pavarësisht ndihmes së parë të dhënë në kohë për 27-vjeçarin Lamaj gjithçka ka qenë e kot, pasi kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit çka i shkaktuan edhe vdekjen.Policia po vijon hetimet për sqarimin e rrathave të plota të kësaj ngjarje të rëndë.Mësohet se kushtet e vështira ekonomike i kishin detyruar dy të rinjtë që të kërkonin skrap tek ish-Uzina thuajse çdo ditë, duke injoruaruar rrezikun që ju kanosej.Në godinën e ish-Uzinës së Laçit çdo ditë ka njerëz në kërkim të skrapit.

Aksidente të tilla aty ka patur edhe më parë në këtë zonë.Në vitin 2013-të një 14-vjeçar humbi jeten teksa po kërkontë për skrap, ndërsa autoritet vijojnë të heshtin duke mos marrë asnjë masë për të frenuar këtë fenomen mjaft të rrezikshem.

Lexoni dhe kete

TJETER AKSIDENT, KETE HERE NE VAU DEJES

Shkoder Informacion Paraprak Më datë 28.06.2018, ora 17:00, jemi njoftuar se në fshatin Barbullush, Vau …