Kjo është ajo çfarë ka ngelur në kishen e “Shën Kollit” në Zejmen të Lezhës. Ky objekt kulti monument kulture që i përket shekullit të 13 nuk i rezistoi kohës dhe sëfundmi është shembur thuajse plotësisht.
Në të dy anet e kishes muret kanë rënë, duke humbur në këtë mënyre dhe gjurmet e afreskeve të cilat kishin vlera të jashtëzakonshme historike.
Pavarësisht statusit monument kulture, në këtë objekt kulti nuk u ndërhy asnjehere në këto 30-vite dhe diçka e tille konsiderohet e pafalshme nga studiuesi Dom Nik Ukgjini.
Shembja e kësaj kishe ka indinjuar dhe banoret e zonës të cilët thonë se e kishin si pikë referimi për kryerjen e ritualeve fetare.
Refereruar historikut të kësaj kishe pjeset më të vjetra ishin në murin verior, i cili për fat të keq tashmë është shembur plotësisht.