Thursday , 15 April 2021

SHEMBET URA E MALECAJVE, DY FSHATRA RREZIKOJNE IZOLIMIN

1500 banore të dy fshatrave në zonen e Torovicës në Lezhë rrezikojnë izolimin total, për shkak të dëmtimit të ures së Malecajve.

Ura e cila kishte pësuar çarja prej disa vitesh është shembur plotësisht në anen veriore nga reshjet e shiut të dy diteve më parë. Në këtë situatë kalimi në të është mjaft i frikshem dhe i rrezikshem.

Banoret thonë se në këtë ure e cila është ndërtuar rreth viteve 70 nuk është investuar asnjëherë dhe dëmtimi i saj ka ardhur nga vjeteresia dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Përballë kësaj situate banoret e fshatrave Malecaj dhe Koljakaj kërkojnë ndërhyrje nga shteti për të shmangur rrezikun që ju kanoset dhe izolimin.

E vetmja masë që është marrë deri më tani është vendosja e një sherit nga policia, ku sinjalizohet për rrezikun që ka kalimi në këtë ure, ndërsa bëhet e ditur se në lidhje me problematiken janë vënë në dijeni autoritetet vendore.

Lexoni dhe kete

PROTESTE KUNDER HEC-it, BLLOKOHET RRUGA E KOMBIT

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në proteste …