SHEMBET URA MBI LUMIN DRIN

Reshjet e shiut dhe dëbores kanë sjellë pasoja në zonen e Lezhës. Ura mbi lumin drin që lidh Maben me Barbullushin është shembur mbrëmjen e së premtes si rezultat i prurjeve të shumta të lumit nga reshjet e shiut dhe shkrirja e menjëhershme e dëbores.

Shembja e ures ka bllokuar lëvizjen, duke penalizuar afro 10 mijë banore të këtyre dy fshatrave. Këta të fundit kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë, pasi mungesa e ures i ka izoluar, duke ju veshtiresuar jetesen.

E vetmja mënyre lëvizje për banoret është kalimi përmes një ure provizore e cila nuk plotëson asnjë standart, duke ju rrezikuar jeten. Për të parë nga afer situaten kanë qenë përfasues të emergjencave civile, ndërsa e vetmja ndërhyrja ka qenë vendosja disa gure në rruge që sinjalizojne drejtuesit e mjeteve për ndalimin e qarkullimit në segmentin rrugor Mabë-Barbullush.

Lexoni dhe kete

POLICIA: PELEGRINAZHI NE KISHEN E “SHNA NDOUT” KA KALUAR PA INCIDENTE

Pelegrinazhi i 12 dhe 13 qershorit në kishen e “Shna Ndout” në Laç ka kaluar …