Tuesday , 18 December 2018

SHEMBJA E GODINES SE TEATRIT KOMBETAR, RITA GJEKA: ESHTE TURP

Shëmbja e godinës së vjetër të teatrit kombëtar në Tiranë vijon të jetë një temë e diskutuar në vendin tonë. Komentet kanë qënë të shumta kohët e fundit dhe në përkrahje të artistëve ka qënë edhe opozita që ka dalë kundër shembjes së godinës. Për drejtoren e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka, është një turp shembja e teatrit dhe shpreson që të ndryshojnë mendje, edhe pse është tepër e vështirë. Sipas Gjekës, ai teatër është themeluar nga shkodranët.

Ndërkohë, më herët maxhoranca vendosi me forcën e kartonit të miratojë projekt-ligjin, që parashikon shembjen e teatrit kombëtar. Votimi u krye pas një seance 12 orëshe të 5 korrikut, ku në fund votuan vetëm socialistët, ndërsa Partia Demokratike dhe LSI nuk mori pjesë në votim.

Lexoni dhe kete

KORI I KISHES NE PUGLIA, KONCERT NE SHKODER

Nuk kishte si të mos mbërrinte edhe në vendin tonë festa Barocca. Kori profesionist i …