Wednesday , 2 December 2020
Breaking News

SHEMBJA E TEATRIT, REAGON EDHE PD SHKODËR

Për shembjen e teatrit kombëtar ka reaguar edhe Partia Demokratike dega Shkodër. Në një njoftim të shpërndarë për mediat thuhet:

“Mengjesi i dites se sotme, si asnje mengjes tjeter, qe supozohej te conte perpara ne nje dite te re dhe te ndjelle shpresen, na coi pothuajse 30 vite mrapa, ne mengjesin kur Shqiptaret u ngriten per te drejtat e tyre dhe mes pergjakjesh dhe vrasjesh te arriten ta fitojne lirine e demokracine. Me vjen realisht keq, qe sot po te njejtit bisha te kuqe, nipa, mbesa e stermbesa te atyre komunisteve qe vite me pare masakruan, internuan, vrane e pushkatuan qindra shqiptare te pafajshem, perseri sot po udheheqin shqiperine drejt gremines, drejt komunizmit dhe pushtetit absolut te Edi Rames.

Sot, perseri shqiptaret dalin ne shesh per te mbrojtur kauzen e tyre, si para 30 vitesh, sepse sot shqiptareve u jane permbysur te gjitha idealet dhe ju jane prekur mbi te gjitha, lirite. Partia Demokratike e Shqiperise ka 7 vite qe po lufton nepermjet te gjitha mjeteve demokratike, per te mos lejuar qe situata te vinte deri ketu. Sot, Edi Rama eshte nje neo-diktator. Me rrenimin e teatrit kombetar Edi Rama, nuk shkaterroi vetem nje godine me vlera kulturore, por shkaterroi edhe lirite e te drejtat e cdo qytetari shqiptar, te varfer e te pasur,te djathe e te majte. Prandaj nga sot ju bej thirrje te gjitheve te bashkohemi e te angazhohemi ne largimin,nje ore e me pare te kesaj qeverie. Ne piken ku ndodhemi nuk ka me kthim pas,ne kete pike revolucioni dhe largimi i kesaj qeverisjeje eshte nje e drejte e te gjithe shqiptareve!”

Lexoni dhe kete

BASHA: SHQIPËRIA ËSHTË SHPOPULLUAR NGA TË RINJTË NË 7 VITE TË RAMËS

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me nëna, të …