Monday , 28 September 2020

SHEMBJE DHERASH NE RRUGEN E KOMBIT!

Te dyja kahet e rruges se kombit drejt kukesit u bllokuan plotesisht mbremjen e djeshme pershkak te rreshqitjeve masive te dheut ne afersi te komunes Kolsh. Ato nisen rreth ores 20 dhe kane vijuar gjate gjithe nates duke detyruar drejtuesit e policise rrugore te devijojne trafikun e levizjes se mjeteve. Tonelata dhe u shemben duke rene mbi asfalt, por fatmirsisht pa krijuar incidente me mjetet qe po leviznin gjate ketyre momenteve.

Menjehere kane nderhyre punonjesit e firmes kontraktuese per mirembajtjen e rruges qe kane kerkuar nga policia devijmin e levizjes ne segmentin e vjeter ekzistues, ndersa per te normalizuar situaten u angazhuan dhjetra mjete. Nderhyrja ka qene e veshtire pershkak te pranise se vazhdueshme te rreshqitjeve te dheut, pasi masivi i tije pershkoi te kater korsite e rruges.

Kjo situate ka derguar drejt kukesit drejtuesit e autoritetit rrugor per veriun, te cilet kane asistuar gjate gjithe nates nderhyrjen e kryer. Ata moren masat e menjehershme per te zhbllokuar kete segment si dhe vendosen sinjalistiken e nevojshme. Autoriteti rrugor u ka bere apel drejtuesve te mjeteve te bejne kujdes dhe te bashkpunje me policine rrugore. Rreshqitjet e dheut te cilat kane vazhduar deri ne oret e mengjesit te sotem ne zonen e Kolshit ka detyruar policine qe te jete ne gadishmeri per te patur nje qarkullim normal te mjeteve.

Lexoni dhe kete

STUHIA SHKAKTON DËME TË MËDHA NË SHKODËR

Stuhia e së premtes në mbrëmje dhe e orëve të para të së shtunës ka …