SHENGJIN, 78-VJEÇARI JETON NE VARFERI EKSTREME

Jeta nuk ka qenë e lehtë për 78 vjeçarin nga Shëngjini, Gjergj Marku i cili duhet të përballet çdo ditë me varfërinë e tejskajshme në të cilën jeton. I vetmuar dhe i sëmurë në një dhomë që vetem emrin ka të tillë, pasi nuk ka asnjë kusht baze mbijetese është situata në të cilen ndodhet i moshuari.

Prej vitesh ai nuk sheh as të birin i cili është emigrant, e sikur të mos mjaftonin dhe këto duhet të përballet edhe me ligjin për shkak të mospagimit të detyrimit ndaj OSHEE. Edhe pse i vetëdijshëm nga masat që mund të merren ndaj tij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të rilidhë energjinë në këto ditë të ftohta dimri.Përshkak të problemeve nervore që ka i moshuari flet shumë pak, ndërsa thotë se e vetmja mbështetje për të ka qenë kisha katolike e Shëngjinit.

Një banore e Shëngjinit e cila është kujdesur në vazhdimesi për të moshuarin, tregon veshtiresitë që ka kaluar, ndërsa deklaron se shpesh herë bëhet i agresiv përshkak të problemeve shëndetësore që ka.

Ajo për të cilën ka më shumë nevojë i moshuar është ndihma që mund ti ofrohet për të strehuar dhe për tu kujdesur për të pasi kushtet në të cilat ndodhet janë të vështira për të jetuar.

Lexoni dhe kete

DITA E LIQENIT TE SHKODRES

E kthyer në traditë tashmë “Dita e liqenit të Shkodrës”  e cila shënon hapjen e …