Wednesday , 1 April 2020

SHENGJIN, MUNGOJNE KUFIZUESIT E MOTORRAVE TE UJIT

Kur kanë kaluar një muaj nga çelja zyrtare e sezonit turistik dhe numri i pueshuesve është gjithnjë në rritje, në bregdetin e Shëngjinit mungojnë kufizuesit e motorrave të ujit. Një vit më parë u tentua vendosja e tyre, por rezultoi jo efikase. Vendorët thonë dallgët e detit i dëmtojnë këto kufizuese pasi ato vendosen në mënyrë amatoreske nga subjektet private, ndaj duhet gjetur një zgjidhje më efikase.

Bashkia e Lezhës ka përcaktuar dy vende në fundin e skalierave, por ende asnjë leje nuk është dhënë për subjektet private që përdorin mjeteve lundruese. Policia Kufitare ka vendosur kontroll të rreptë në të gjithë bregdetin dhe këtë fundjavë motorat e ujit apo mjetet e tjera lundruese nuk u panë në bregdetin e Shëngjinit.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHTETIT VIJON KONTROLLET NË TERRITOR

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të …