Saturday , 7 December 2019

SHENGJINI DO TE PRESE 8 MIJE TURISTE TE HUAJ

Shëngjini do jetë destinacioni i rreth 8 mijë turisteve të huaj nga data 31 maj deri me 2 qershor. Në këtë zonë turistike do të organizohet “Unum Festival” me muzike elektronike që do të luhet nga 50 DJ të huaj. Prej ditesh ka nisur puna për pergatitjen e terrenit për këtë event mjaft të rëdësishem.

Përgjegjësi i Turizmit në Bashkinë Lezhë Gjergj Figuri thotë se ky organizim do të jetë reklama më e mire që do i bëhet Shëngjinit.

Autoritetet vendore kanë marra masa për mbarvatjen e këtij eventi, ku një numer i konsiderueshem efektivesh policie do të jenë në terren përgjatë tre diteve për garantuar rend dhe siguri si dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve në rrugen drejt Shëngjinit.

Lexoni dhe kete

3 DHJETOR, DITA BOTËRORE E PËRSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR

Në kuadër të ditës botërore të përsonave me aftësi të kufizuar u organizua një aktivitet …