SHENGJINI ENDE NUK ESHTE GATI PER SEZONIN TURISTIK

Bregdeti i Shëngjinit është i boshatisur, ndërsa bashkia vijon pëgatitjet për sezonin turistik. Ndërhyrjet janë drejt fundit dhe nënkryetari i Bashkisë Ermal Pacaj thotë se plazhi do të jetë gati para datës 10-qershor. Sipas numrit dy të bashkisë prioritet do të jetë pastërtia dhe ruajtja e hapësirave publike.

I Pyetur nëse do të ketë masa lehtësuese për bizneset, Pacaj tha se mund të rishikohet paketa fiskale. E megjithë vështiresitë që paraqet ky sezon përshkak të pandemisë, nënkryetari i Bashkisë mendon se këtë vit do të ketë sezon turistik të mbarë, duke listuar vendet që mund të vizitohen në këtë zonë që nuk ka vetem det.

Bizneset në Shëngjin ende nuk kanë nisur punen për ngritjen e stacioneve të plazhit, pasi janë të paqartë mbi mënyren se si do të funksionoje sezoni turistik.

Lexoni dhe kete

COVID-19, BASHA ME THIRRJE PËR QYTETARËT

Kreu i PD, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin …