Sunday , 17 December 2017
Breaking News

SHENGJINI TURISTIK I ZHYTUR NE ERRESISE

Me perëndimin e Diellit në Shëngjinin turistik nuk ka banorë në lëvizje. Për shkak të mungesës së ndriçimit në rrugë, ata mbyllen herët në shtëpi.Nëse përmes kësaj rruge kalon për herë të parë, do të mendosh se ke humbur në ndonjë fshat të thellë.Ndriçues të rastesishëm vetëm të kujtojnë se këtu ka njerëz. Në brendësi të lagjeve situata është e rëndë.Kamera e ka thuajse të pamundur të fimojë. Kështu ndodh prej vitesh në çdo dimër.Por problemet në Shëngjin nuk mbyllen natën. Ditën shfaqet segmenti i amortozuar. Në një ditë me shi, gropat mbushen dhe banorët kacavirren nëpër anët e rrugës. Administratori i Shëngjinit, Tonin Uldedaj, thotë se problemi është i mbartur.

Panaroma e afruar nga kamera e Televizonit Rozafa nuk është aspak një paraqitje e denjë për një qytet turistik. Përballë kësaj situate qytetaret jetojnë me shpresen se projekti i qeverisë për rilindjen urbane do të kaloje dhe nga kjo zonë.

Lexoni dhe kete

QENDER PER PERSONAT ME AFTESI NDRYSHE NE MIRDITE

Mirdita tashmë ka një qender për përsonat për përsonat me aftësi ndryshe.Ngritja e qendres “Mëso …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin