Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

SHENJTERIMI I NENE TEREZES, PROCESION NE SHKODER

Besimtarët Katolik të Shkodrës përkujtojnë Nënë Terezën në tre vjteorin e Shenjtërimit të saj.

Procesioni nisi nga Oborri I Katedrales së Shën Shtjefnit duke përshkuar rrugët e Shkodrës me portretin e Nënë Terezës në duar dhe me këngë e lutje, për tu ndaluar tek shtatroja e saj në qëndër tëë qytetit.

Nënë Tereza ishte një njeri I thjesht dhe se ajo asnjëherë nuk ka dashur të ketë vëmendje pasi për të në qëndër të vëmendjes ishte Zoti dhe përkushtimi I saj, u shpreh famullitari I Shkodrës Dom Vlash Palaj.

Gjatë fjalës së famullitarit të Shkodrës u dëgjua edhe e’zani I hoxhës që vinte nga Xhamia Ebu Beker e Shkodrës, Dom Vlash Palaj u shpreh se ky është një moment I bukur që edhe lutja e hoxhës dhe fjalët e mia të bashkohen duke krijuar kështu lutjen e përbashkët për Shenjten Nënë Tereza.

Lule të freskëta u vendosen tek shtatorja e saj edhe nga besimtari Leopold Shkreli I cili cdo ditë kujdeset me iniciativë të tij që këto lule të jenë të gjalla sic është edhe thirrja e Nënë Terezes për më shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj më të varëferve të të varfërve. Nënë Tereza u shpall e Shenjtë në Vatikan tre vite më parë nga Papa Francesku.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI, NË SHQIPËRI SITUATA E QETË

Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka dalë këtë …