Monday , 16 September 2019

SHENKOLLI I SHPETON RENIES NGA KATEGORIA

Ekipi i Shënkollit i ka shpëtuar rënies nga kategoria, pasi mundi me rezultatin 2 me 1 Veleçikun i cili tashmë e sheh veten në play-out. Nje sezon qe kesisoj duket se çohet dem nga koplikasit megjithate ata kane edhe 90 minuta ne dispozicion per te treguar vlerat e tyre.Ne takimin e luajtur dje ne Shenkoll kane qene vendasit te cilet kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Pergjinit ne minuten e 24-te.

Nderkohe ne fillimin e pjeses se dytes, Danaj ka dyfishuar shifrat per vendasit por mesfushori Suad Bega ka shenuar ne minuten e 65-te duke rikthyer shpresat tek Veleçikut, por me kot.Deri ne fund te ndeshjes, nuk ka patur zhvillime te tjera dhe per rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur me fitoren 2-1 ne favor te Shenkollit.

Ky i fundit ka barazuar me pike Veleçikun por me bilanc me te mire ne ndeshjet direkte, duke i dhëne mundesinë të të qëndroje në kategorinë e parë.Ndeshja e luajtur në Shënkoll u ndoq nga sportdashes të shumtë të cilët ju gëzuan pamase fitores së ekipit të Shënkollit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …